Trump u uron myslimanëve një Ramazan të bereqetshëm dhe paqësor

24 prill 2020 | 11:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka publikuar një mesazh për myslimanët në botë me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit.

“Për miliona myslimanë në mbarë botën Ramazani është një mundësi ripërtëritjeje në rrugëtimin e tyre shpirtëror dhe për forcimin e besimit duke agjëruar, duke lexuar Kuranin, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe duke bërë mirësi”,- shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në mesazhin e tij.

“Këto veprime janë të lidhura ngushtë me vlerat universale, siç janë paqja, mirësjellja, dashuria dhe respekti për të tjerët, të cilat i nxjerr në pah besimi islam”, vijon mesazhi i Trump.

“Në muajt e fundit është parë edhe një herë fuqia e lutjeve në kohë të vështira (Covid-19)”, shprehet Trump dhe shton:

U uroj myslimanëve në ShBA dhe në gjithë botën një Ramazan të bereqetshëm dhe paqësor. Në këtë ditë kur fillon muaji i bekuar i Ramazanit, unë lutem për ata që besojnë në këtë kohë të shenjtë të jenë të qetë dhe të ripërtërijnë besimin e tyre. Me fat Ramazani.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Pirja e duhanit dëmton mushkëritë dhe pjesët e tjera të…