Trump vë veton mbi projektligjin e Aktit të Mbrojtjes Kombëtare
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë veton mbi Aktin kritik të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, një projektligj 740-miliardëdollarësh që është themeli i strategjisë së sigurisë kombëtare të vendit.
Kongresi ia kishte dërguar projektligjin, që përcakton kryesisht politikën për Departamentin e Mbrojtjes, në tryezën e Trump më herët këtë muaj.
Ai kishte kohë deri sot për të vendosur nëse do të vinte veton mbi projektligjin dypartiak ose ta bënte atë ligj.
Presidenti e kundërshtoi NDAA për shkak të një plani për të riemërtuar bazat ushtarake, të emërtuara sipas udhëheqësve të Konfederatës, aleancës së shteteve jugore pro skllavërisë gjatë Luftës Civile.
Trump, gjithashtu, kundërshtoi kërkesën për të hequr mbrojtjen nga përgjegjësia për kompanitë e medieve sociale.
Që nga vitet 1960, NDAA është miratuar çdo vit dhe asnjë president nuk e ka bllokuar projektligjin./ ATSH