
Trump vendos tarifa 104% ndaj mallrave kineze!
Norma e tarifave të SHBA-së për importet kineze do të rritet në 104% në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për ‘CNBC’.
Presidenti amerikan Donald Trump, kishte kërcënuar më herët se do të rriste tarifat ekzistuese ndaj Kinës me 50% të mërkurën nëse Pekini nuk i hiqte detyrimet hakmarrëse ndaj mallrave amerikane deri të martën.
Në të njëjtën ditë, Trump tha se ai specifikoi se Kina u përball me një afat kohor deri në “12:00” për të hequr tarifat e saj.
Pekini u zotua se nuk do të heqë tarifat prej 34% dhe se kinezët janë të gatshëm të vijojnë “luftën” e tarifave.
“Nëse Kina nuk heq rritjen prej 34% mbi abuzimet e tyre tashmë të gjata tregtare deri nesër, 8 Prill 2025, Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa shtesë mbi Kinën prej 50%, duke filluar nga 9 Prilli. Për më tepër, të gjitha diskutimet me Kinën në lidhje me takimet që ata kërkuan me ne do të ndërpriten!”, deklaroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.