Trump zemërgjeri, ua fal dënimet ish-shefit të fushatës dhe ish-këshilltarit

24 dhjetor 2020 | 08:47

 

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si duket “e ka lëshuar dorën” sa i përket faljes së dënimeve, kur i kanë mbetur edhe pak ditë në Shtëpinë e Bardhë. Ai së fundi ua fali dënimet ish-shefit të fushatës, Paul Manafort, dhe ish-këshilltarit Roger Stone.

Përpos tyre, presidenti që i humbi zgjedhjet e 3 nëntorit ia fali dënimin edhe Charles Kushnerit, që është babai i dhëndrit të tij, Jared Kushner.

Manafort ka qenë i dënuar me shtatë vjet e gjysmë burgim dhe ishte një ndër të parët që u akuzua në rastin e hetuar nga prokurori special Mueller rreth ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhje.

Ai ka punuar për fushatën e Trumpit për pesë muaj në vitin 2016. Më 2018, Trumpi e kishte quajtur atë “burrë trim” për refuzimin që të bashkëpunonte me autoritetet federale.

Duke e shfrytëzuar të drejtën që kushtetuta ia ofron vetëm presidentit, Trumpi i fali dy grupe të të dënuarve brenda vetëm dy ditëve dhe pritet që të falë edhe persona tjerë deri në fund të mandatit, që i mbaron më 20 janar.

Të mërkurën, presidenti amerikan ua fali dënimet 26 personave, përfshirë vrasësit e 14 civilëve të paarmatosur në Irak dhe të dënuarve për rastin e ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në ShBA në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajzat dhe gratë e grupit etnik Yao në Kinë i…