Trumpi beson në arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Kinën

08 mars 2019 | 17:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka shprehur besimin se Amerika mund të arrijnë një marrëveshje të tregtisë me Kinën.

Mirëpo ai ka thënë se ShBA-ja mund të ia dalin mbanë me ose pa marrëveshje me fuqinë e dytë ekonomike në botë.

“Natyrisht, kam besim (në arritjen e marrëveshjes) mirëpo edhe nëse nuk arrijmë një pakt të mirë për vendin tonë, kjo nuk do të kishte rëndësi”, ka thënë Trumpi i pyetur nga gazetarët për mundësinë e arritjes së marrëveshjes tregtare ShBA-Kinë.

Më 24 shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se planifikon të vonojë rritjen e tarifave mbi mallrat kineze, duke shtuar se është bërë “përparim substancial” në negociatat e fundit me Pekinin.

Lufta tregtare ndërmjet dy superfuqive ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur frikën se mund të ngadalësojë ekonominë në mbarë botën.

Për një kohë të gjatë, Trumpi është ankuar për praktikat tregtare të Kinës. Trump dhe Xi ishin takuar në Mar-a-Lago në samitin e mbajtur në prill të vitit 2017. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miratimi i Ligjit dhe Platformës për dialogun me Serbinë nga…