Trumpi “detyron” drejtorin e “TikTok”-ut të japë dorëheqjen
28 gusht 2020
| 12:02
Kevin Mayer, drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Tik Tok” ka dhënë dorëheqjen.
Lajmin e ka bërë te ditur vetë ai nëpërmjet një letre që ia ka dërguar punonjësve, ku lajmëron ata se është larguar nga posti i drejtorit dhe nga kompania.
“Sipas mendimit tim, misioni për të cilin jam punësuar, në veçanti për të udhëhequr TikTok në tërësi, tani do të jetë shumë i ndryshëm për shkak të veprimit të administratës amerikane që e shtyn të shesë aktivitetet në ShBA”, ka shkruar ai.
Largimi i tij nga kjo kompani vjen direkt pas akuzave të Trump që akuzon aplikacinin kinez për spiunazh.