Trumpi dhe Kimi takohen më 12 qershor në Singapor
10 maj 2018
| 17:24
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.
“Takimi i shumëpritur në mes të Kim Jong Unit dhe meje, do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Të dy do të tentojmë ta bëjmë këtë moment të veçantë për paqen në botë”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet në “Twitter”.
Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Trumpi ka mirëpritur tre të burgosur amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Korenë Veriore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.