Trumpi dhe Pelosi përfshihen në fyerje personale
Presidenti i amerikan, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kanë shkëmbyer fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri-tjetrit.
Ky shkëmbim i pazakontë i sulmeve personale ka shpërfaqur përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë.
Ishte Pelosi ajo që fillimisht e ka akuzuar presidentin Trump për “shpërthim emocional”, pasi ai e ka lëshuar pas disa minutash një takim me udhëheqësit demokratë në Shtëpinë e Bardhë.
Ata kanë shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një projektligj të infrastrukturës për të financuar ndërtimin e urave, autostradave dhe projekteve të tjera.
Por, presidenti Trump me të dalë nga takimi ka thënë se nuk do të diskutonte mbi një legjislacion të tillë derisa demokratët e Kongresit të ndalonin hetimet ndaj tij.
Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka kërkuar më pas që “familja dhe ndihmësit” e presidentit Trump të ndikojnë te ai për “të mirën e vendit”, duke e akuzuar atë për “mospërmbajtje emocionale”.
Presidenti Trump iu përgjigj duke thënë se zonja Pelosi është e “çmendur”.
Përplasja vjen në kohën kur Trumpi po ballafaqohet me pengesa ligjore për të mbajtur të dhënat financiare të tij larg duarve të hetuesve të Kongresit. /Rel/