Trumpi e bën anglishten gjuhë zyrtare të ShBA-së

03 mars 2025 | 08:27

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që e bën anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

Kjo do të thotë se agjencitë dhe organizatat qeveritare që marrin fonde federale mund të zgjedhin nëse duan të ofrojnë dokumente dhe shërbime në gjuhë të tjera përveç anglishtes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai anulon një politikë që kërkonte nga organe të tilla të ofronin ndihmë gjuhësore për jo-anglishtfolësit e nënshkruar nga ish-presidenti Bill Clinton në 2000.

“Vendosja e anglishtes si gjuhë zyrtare jo vetëm që do të thjeshtojë komunikimin, por gjithashtu do të përforcojë vlerat e përbashkëta kombëtare dhe do të krijojë një shoqëri më kohezive dhe efikase”, thotë urdhri.

Kjo është hera e parë që SHBA ka caktuar një gjuhë zyrtare në nivel federal që nga themelimi i vendit gati 250 vjet më parë.

Gati 68 milionë nga 340 milionë banorët e vendit flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së.

Spanjishtja, gjuhët e ndryshme kineze dhe arabishtja janë ndër gjuhët që fliten më shumë pas anglishtes, sipas Byrosë së Regjistrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e larta janë arsyeja kryesore që konsumatorët gjermanë hezitojnë…