‘Trumpi e braktisi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Barak Obamës’
Donald Trump e ka braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit vetëm për inat të Barak Obamës.
Kështu shkruante në kabllograme të ish-ambasadori britanik në ShBA, sir Kim Darroch për shefin e Shtëpisë së Bardhë, administratën dhe vendimet e tij.
Darrochi e përshkruante tërheqjen nga kjo ujdi si akt “vandalizmi diplomatik”. “Dailymail” ka shkruar se memoja është shkruar pasi ministri i atëhershëm i Jashtëm i Britanisë, Boris Xhonson i bëri thirrje ShBA-së në vitin 2018 që të mos tërhiqej nga pakti.
Rrjedhja e fundit e informacionit erdhi pavarësisht paralajmërimeve të policisë kundër publikimit te tij.
Raportet e para ku kritikohej administrata e Trumpit ishin shfaqur javën e kaluar kanë nxitur një reagim të furishëm nga presidenti amerikan. Furtuna e shkaktuar ka sjellë për rrjedhoje largimin e sir Kim nga posti.
Sipas marrëveshjes me të cilën kishte rënë dakord Obama, Irani pranonte kufizimin e aktivitetit të tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve gjunjëzuese për ekonominë e republikës islamike.
Megjithatë Trumpi ka dal me pretendimin se ujdia nuk shkonte aq larg sa duhet dhe rivendosi sanksione amerikane pas tërheqjes prej saj majin e vitit të kaluar. /Top Channel/