Trumpi e quan kafshë Assadin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri.
Ai nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”, ka fajësuar Rusinë dhe presidentin Puntin, por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Bashar al-Assad.
Trumpi ka paralajmëruar se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim.
“Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria siriane duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, ka shkruar Trumpi.
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën nga një sulm i dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë.