Trumpi emëron sekretarin e ri të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Mattisit
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan është emëruar shef i ri i Pentagonit.
Shanahani është emëruar pas dorëheqjes së James Mattisi, i cili ka thënë në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.
Letra e tij ishte bërë publike shumë shpejt pasi Trumpi kishte shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se Mattisi do të pensionohet në fund të muajit shkurt.
Shanahani do ta marrë detyrën e sekretarit të Mbrojtjes më 1 janar të vitit 2019.
Presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka thënë se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.
I am pleased to announce that our very talented Deputy Secretary of Defense, Patrick Shanahan, will assume the title of Acting Secretary of Defense starting January 1, 2019. Patrick has a long list of accomplishments while serving as Deputy, & previously Boeing. He will be great!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 23, 2018