Trumpi fajëson video-lojërat e dhunshme për masakrat në shkollat amerikane
25 shkurt 2018
| 20:35
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojërat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.
Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump deklaroi se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojërave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.
“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojëra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë. Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.