Trumpi fiton garën e parë para zgjedhjeve në ShBA

16 janar 2024 | 08:35

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka fituar garën e parë zgjedhore të vitit 2024 në ShBA, duke mposhtur me lehtësi disa kundërkandidatë republikanë.

Agjencia “Associated Press” e shpalli shpejt të mbyllur garën, duke e deklaruar fitoren e Trumpit, përderisa ekipet ishin ende duke i numëruar votat. Kjo ishte shenjë se miliarderi kishte epërsi të madhe në garë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ne ishim vend i mrekullueshëm para tri ditëve dhe tani jemi vend në rënie”- tha ai, duke folur para përkrahësve, pasi rezultatet e konfirmuan fitoren e tij. Ai pastaj dha një varg premtimesh, të cilat do t’i përmbushte në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale, përfshirë shtimin e nxjerrjes së naftës dhe imunitetin e plotë për policë.

Gara për vendin e dytë ishte shumë më e ngushtë. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, fitoi në garë me Nikki Haleyn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Daut Dauti Disa rezultate të ADN-së kanë krijuar një…