Trumpi fiton votat e nevojshme për të shërbyer si president i ShBA-së

06 nëntor 2024 | 11:43

Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur janë numëruar shumica e votave, sipas projeksionit të televizionit “CNN”, republikani ka 276 vota të Kolegjit Zgjedhor, gjashtë më shumë se minimuni i kërkuar për shumicë.

Ai do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pas nxitjes së një kryengritjeje të dhunshme në ndërtesën e Capitol-it si pjesë e përpjekjeve për të qëndruar në pushtet, duke mos e pranuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Donald Trumpin…