Trumpi: Guvernatori i Floridës zgjedhje e mirë për 2024-ën

12 dhjetor 2021 | 16:03

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane teksa ka përzgjedhur edhe një kandidaturë për zv. president.

Ai tha se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të ishte një zgjedhje e mirë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka braktisur zv.presidentin e tij Mike Pence, për një kandidaturë tjetër në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Trump tha se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të ishte një zëvendëspresident i mirë për presidencialet e vitit 2024.

“Unë mendoj se Ron DeSantis do të ishte zgjedhje e mirë,” tha Trump.

“Mike Pence është lënduar shumë nga ajo që ndodhi më 6 janari. Sinqerisht, nuk mendoj se e ka marrë veten.”, ka shtuar  ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Assange, ka pësuar sulm në tru, për shkak të…