Trumpi i afrohet Bidenit me vota të Kolegjit Zgjedhor, baras në Senat

04 nëntor 2020 | 08:12

Sipas të dhënave të televizionit “Fox News”, presidenti i tanishëm, Donald Trump, e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Joe Biden, duke siguruar 213 vota të Kolegjit Zgjedhor, vetëm 25 më pak se ish-nënpresidenti amerikan. Me fjalë të tjera, Joe Biden i ka marrë rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota ose 48.5 për qind, shkruan “Fox News”, transmeton Express.

Trumpi ka epërsi në disa shtete të mëdha si Florida dhe Teksas, ndërsa Joe Biden ka rezultat më të mirë në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, si dhe në shumicën e shteteve të verilindjes, përfshirë Nju-Jorkun.

Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senat, ku tash për tash secila parti i ka siguruar nga 46 ulëse, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 ulëse, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.

Rezultati i zgjedhjeve në kohë reale sipas “Fox News”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Shteteve të Bashkuara u janë drejtuar kutive të…