Trumpi i dërgon letër Putinit përmes senatorit Paul
08 gusht 2018
| 19:17
Senatori republikan Rand Paul ka bërë me dije se i ka dërguar letër presidentit rus, Vladimir Putin në emër të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Kam qenë i nderuar që t’ia dërgojë letrën e presidentit Trump administratës së presidentit Vladimir Putin”, ka thënë sot Paul përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, i cili ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Moskë.
“Letra theksonte rëndësinë e angazhimit të mëtejmë në fusha të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, rritjen e dialogut legjislativ dhe rifillimin e shkëmbimeve kulturore”, ka treguar senatori republikan.