Trumpi i përgjigjet ashpër Obamës

10 maj 2020 | 16:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur ish-presidentit Barack Obama, i cili e kritikoi qeverinë amerikane për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë.

Trumpi ia ka përmendur ish-presidentin Obama situatën e Gripit të Derrit, duke i akuzuar ata për menaxhim të dobët të situatës.

“Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeskionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në “Twitter”.

Ish-presidenti Obama kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e tërë situata është një katastrofë kaotike dhe absolute.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë me dije se personi…