Trumpi, i sigurt se deri në dhjetor prodhohet vaksina për shërim nga Covidi
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se beson se vaksina kundër Covid-19 do të jetë e gatshme deri në fund të vitit, duke u zotuar se qeveria e tij do ta përkrahë fuqishëm ilaçin remdesivir, i cili në testimet e mëhershme ka dëshmuar se premton për shërimin nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Në një intervistë dhënë në televizionin “Fox News”, Trump u është përgjigjur edhe shumë pyetjeve që qytetarët ia kanë parashtruar lidhur me shqetësimet e tyre, në veçanti me pandeminë e Covid-19.
“Mendoj se do ta kemi vaksinën deri në fund të vitit”, është përgjigjur Trump në pyetjen e një burri nga Nebraska i cili është shëruar nga Covid-19, duke shtuar se administrata e tij është mbështetet në ilaçin remdesivir. Ndërkaq, i pyetur se si do të reagonte nëse ndonjë vend tjetër do ta zbulonte vaksinën kundër Covid-19 para ShBA-së, Trump tha se nuk ka problem dhe se e tëra çfarë dëshiron është ai të kenë një vaksinë funksionale.