Trumpi ia ka treguar Merkelit dhomën e gjumit, tregohen arsyet
15 maj 2018
| 12:23
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Uashington.
Kështu ka bërë me dije ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për të mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane.
Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar Merkelit një vizitë “shumë personale” në këndet e shtëpisë ku ai jeton, raporton “Telegrafi” britanik.
“Angela Merkel ka parë edhe dhomën e ndjenjës dhe atë të gjumit të presidentit. Kjo ishte tejet personale. Asnjë president i mëhershëm nuk ja ka treguar asaj këtë pjesë”, ka thënë ambasadori amerikan.