Trumpi ka në plan ta ndërrojë drejtorin e FBI-së

01 dhjetor 2024 | 16:51

Presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se ka në plan të emërojë Kash Patel si drejtor të FBI-së, duke zëvendësuar Christopher Wray. Patel.

Ky i fundit njihet si një kritik i ashpër i agjencisë, ndërsa ka kërkuar që të mbyllet selia e FBI-së në Uashington dhe të pushohet drejtuesi i saj, duke e konsideruar atë pjesë të një “shteti të thellë” që vepron kundër tij.

I njohur për mbështetje të politikave të Trumpit, Patel ka pasur pozita të rëndësishme në administratën e kaluar, por ka pak përvojë në menaxhimin e agjencive të ligjshmërisë.

Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, Trumpi kishte kritikuar Wrayin dhe tani dëshiron ta largojë, pavarësisht se mandati i përfundon në 2027, shkruan “The New York Times”.

Ndërkohë, shumë ekspertë të sigurisë kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë një emërim i Patelit në pavarësinë dhe autoritetin e FBI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxhaj, ka bërë…