Trumpi ka një përgjigje për rënien e numrit të turistëve në ShBA

25 prill 2025 | 08:20

Numri i turistëve të huaj që shkojne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë ndjeshëm.

Rënia më e madhe është vërejtur tek vizitorët nga Evropa Perëndimore.

Sipas të dhënave më të fundit, ardhjet ndërkombëtare në SHBA muajin e kaluar ishin 12 për qind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një rënie edhe më e madhe është vërejtur kur bëhet fjalë për turistët nga Evropa Perëndimore, gjë që ka shkaktuar shqetësim në sektorin e turizmit.

I pyetur nga gazetarët pse gjithnjë e më pak njerëz duan të udhëtojnë në Amerikë, presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, dha një koment të shkurtër.

“Ndoshta kjo ka pak të bëjë me nacionalizmin, mendoj. Por nuk është ndonjë gjë e madhe”, tha 78-vjeçari.

Ai shtoi gjithashtu se një dollar i fortë mund të ndikojë në këto zhvillime.

“E dini, Kina gjithmonë do të përpiqet që dollari të jetë i dobët. E njëjta gjë vlen edhe për Japoninë”, tha lideri amerikan, duke aluduar se një valutë amerikane e fortë mund t’i bëjë udhëtimet më të shtrenjta për turistët e huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan australian është dënuar për furnizim me drogë pasi…