Trumpi kërcënon Kinën me tarifa të reja mbi importe
06 prill 2018
| 09:06
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëzoi zyrtarët që të marrin në konsideratë tarifa të reja kundër Kinës, në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.
Masat e reja do t’iu shtoheshin tarifave prej 50 miliardë dollarësh që Trump i ka propozuar tashmë kundër qindra importeve kineze.
Propozimet e reja vijnë pasi Kina, në shenjë hakmarrjeje, ka kërcënuar me tarifa mbi 106 prodhime të SHBA-së.