Trumpi kërcënon Kinën me tarifa të reja tregtare
19 qershor 2018
| 09:00
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e mallrave nga Kina.
Trump ka bërë me dije se tarifat e reja prej 10% do të hyjnë në fuqi nëse Kina refuzon t’i ndryshojë praktikat e saj.
Ky veprim do të ishte një përshkallëzim i madh i mosmarrëveshjeve që rrezikojnë ta çojnë SHBA-në dhe Kinën në luftë tregtare.
Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.
Javën e kaluar, ai ka thënë se SHBA-të do të vendosin tarifa prej 25% mbi mallrat kineze, në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, kurse Pekini është përgjigjur duke thënë se do të godasë me taksë të njëjtë 659 prodhime amerikane.