Trumpi kërkon rikthimin në Twitter, padit kompaninë
03 tetor 2021
| 18:05
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar një gjykatësi që të hapë sërish llogarinë e tij në “Twitter”. 75-vjeçari paraqiti një padi kundër kompanisë “Twitter” duke kërkuar që llogaria e tij të hapet sa më shpejt.
Dokumenti pretendon se Twitter anuloi llogarinë e tij, e cila kishte rreth 80 milionë ndjekës, për shkak të presionit nga rivalët e tij politikë.
Trump u ndalua nga faqja e internetit më 8 janar “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.
Ai u bllokua gjithashtu nga Facebook dhe YouTube pasi u akuzua për nxitjen e mbështetësve të tij për të sulmuar Capitol Hill.