Trumpi konfirmon se rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë
10 qershor 2020
| 00:16
Rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët vazhdojnë të janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë, e cila është pjesë e një force prej rreth 4,000 personash, ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.
Sipas Trumpit, SHBA-ja do të vazhdon të kontribuoj në KFOR.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.
(A. M / Epoka e re)