Trumpi lajmërohet sërish: Vetëm Zoti e parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja, s’frikësohemi

14 korrik 2024 | 14:58

Donald Trump ka publikuar deklaratën e dytë në platformën e tij “Truth Social”, pasi i ka mbijetuar atentatit në tubimin elektoral në Pensilvani.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja”, ka thënë Trumpi për të shtënat, të cilat e lanë të paktën një pjesëmarrës të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. “Ne nuk do të kemi frikë”, raporton “CNN”..

Ai ka thënë se do të mbetet “rezistent”.

“Dashuria jonë shkon për viktimat e tjera dhe familjet e tyre”.

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsini”, ka thënë Trumpi.

Trumpi pritet të vazhdojë të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, e cila fillon të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është “e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje…