Trumpi largohet nga gjykata

04 prill 2023 | 22:11

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka dalë nga salla e gjyqit në Manhattan pasi mohoi 31 akuzat e ngritura ndaj tij. Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla e gjyqit. Më pas ai hyri në një makinë që e priste dhe pritet të largohet ditën e sotme nga New Yorku.

Trump do të kthehet në pronën e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, nga ku pritet edhe të flasë një deklaratë për mediat. Akuzat ndaj Trump u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet se i ka bërë yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Supozohet se Trump është përpjekur për të blerë heshtjen e saj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për një aferë të supozuar mes tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se i…