Trumpi lë jashtë administratës së re Haley dhe Pompeon
10 nëntor 2024
| 13:49
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të ftojë ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës së re që ai po formon.
Donald Trump përmes një postimi në facebook, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mëparshëm me ta dhe i falënderoi për shërbimin e tyre ndaj vendit.
“Nuk do ta ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley apo ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila është aktualisht në formim. E kam vlerësuar dhe kam shijuar bashkëpunimin me ta më parë dhe dëshiroj t’i falënderoj për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. TA BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE!”, ka thënë ai.