Trumpi, marrëveshje me Kinën? I ofron ulje të tarifave në këmbim të “TikTok”-ut

27 mars 2025 | 12:56

Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave që ka vendosur ndaj Kinës për të siguruar shitjen e “TikTok”-ut nga kompania me pronësi kineze, “ByteDance”.

Trumpi ka thënë se është i gatshëm të zgjasë afatin e 5 prillit për të gjetur një blerës jo-kinez për platformën.

Në janar, presidenti amerikan kishte vonuar zbatimin e një ligji të miratuar nën administratën e Biden për të ndaluar “TikTok”-un. Legjislacioni, i cili është nënshkruar në vitin 2024, përmend arsyet e sigurisë kombëtare për urdhrin e shitjes ose ndalimit. “Në lidhje me ‘TikTok’-un, Kina do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e miratimit, ndoshta, dhe unë mendoj se do ta bëjnë. Ndoshta do t’u bëj atyre një zbritje të vogël në tarifat ose diçka për t’i bërë ata ta bëjnë atë” u ka thënë Trumpi gazetarëve.

Trumpi ka theksuar se ai pret që të paktën skica e një marrëveshjeje të arrihet deri në afatin e 5 prillit. Deklarata ka ardhur pasi ShBA-ja ka  njoftuar taksa të reja prej  25 për qind të importit për të gjitha makinat dhe pjesët e makinave që hyjnë në ShBA, në një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale, raporton “BBC”.

Pengesa më e madhe për të përfunduar një marrëveshje për shitjen e “TikTok”-ut, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, ka qenë gjithmonë sigurimi i marrëveshjes së Pekinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Në një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i…