Trumpi me urdhër ekzekutiv ul çmimet e ilaçeve

14 shtator 2020 | 08:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në Shtetet e Bashkuara. “Urdhri për kombin tim të preferuar do të sigurojë që kombi ynë ta marrë çmimin e njëjtë të ulët që ‘Big Pharma’ ua ofron vendeve të tjera. Ditët e ngasjes së lirë në kurriz të Amerikës kanë mbaruar”, shkroi presidenti amerikan në “Twitter”.

Ky urdhër, që u nënshkrua më pak se dy muaj para zgjedhjeve të presidenciale të 3 nëntorit, do ta zëvendësonte një urdhër tjetër ekzekutiv për këtë çështje, që u nënshkrua më 24 korrik, shkruan “Reuters”, transmeton “Express”.

Grupi më i madh i industrisë farmaceutike, PhARMA, e cilësoi vendimin e Trumpit si sulm të pamatur saktësisht në kompanitë që po punojnë ditë e natë për ta mposhtur Covid-19.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në korrik e nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin i kërkohej kompanisë “Medicare” që t’i ndërlidhë çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara me ato të vendeve të tjera.

Sidoqoftë, zbatimi i këtij urdhri ishte shtyrë pasi administrata kërkoi të gjente një zgjidhje për këtë industri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…