Trumpi ndaloi përkohësisht ndihmën e USAID-it, Instituti GAP: Ndikon në rreth 17 projekte aktive në Kosovë
04 shkurt 2025
| 15:25
Ditë më parë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka ndaluar përkohësisht ndihmën globale që e ofron USAID, e cila prek edhe Kosovën.
Në lidhje me këtë temë, Instituti GAP ka treguar se kjo ndalesë e përkohshme i prek 17 projekte aktive.
“Urdhri i presidentit të ShBA për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 17 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, ka shkruar Instituti GAP-i.