Trumpi në fushatë: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi me nominuan për Nobel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur sërish për marrëveshjen e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar më 4 shtator.
Trumpi ka thënë se për këtë marrëveshje dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme, atij ia kanë dhënë çmimin Nobel. Ai pastaj e ka përmirësuar gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” mendon nominimin për Nobel.
“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe me kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin e nominimit”, ka thënë Trumpi gjatë fjalimit.
Speaking in Londonderry, New Hampshire, Trump attacks "Barack Hussein Obama" pic.twitter.com/AHFY8uSfQz
— Aaron Rupar (@atrupar) October 25, 2020