Trumpi nënshkruan dekretin për 25 % tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

11 shkurt 2025 | 08:14

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera.

Ky vendim thuhet se mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende.

Trump nënshkroi urdhrat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%.

Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe mijëra përjashtime ndaj produkteve të tjera.

Dekretet janë zgjatime të tarifave bazuar në ligjin e sigurisë kombëtare 232, të nënshkruar nga Presidenti Trump në vitin 2018 për të mbrojtur prodhuesit e çelikut dhe aluminit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se përjashtimet kishin dobësuar efektivitetin e këtyre masave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë i hoqi taksat për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.

Ish-presidenti Joe Biden më pas hoqi tarifat edhe për Britaninë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian. Shfrytëzimi i kapaciteteve të çelikut në Shtetet e Bashkuara ka rënë në vitet e fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se tarifat e reja do të jenë një shtesë mbi detyrimet ekzistuese për çelikun dhe aluminin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur afatin e tij për…