Trumpi nis fushatën: Po u zgjodha president shmanget Lufta e Tretë Botërore

05 mars 2023 | 15:06

“Do ta mbarojmë punën”, ky ishte slogani i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në konferencën e konservatorëve që është zhvilluar dje në afërsi të Uashingtonit.

Edhe pse fjalimi i tij nuk ishte parashikuar i gjatë, Trumpi ka folur pothuajse dy orë përballë elektoratit që e ka votuar në 2017, duke rikthyer tematikat e kaluara, nga muri ndarës me Meksikën, lufta kundër burokracisë e deri tek përballja me Kinën, por miliarderi 76-vjeçar, ka shtuar edhe disa elementë të përditësuar, teksa po ndez motorët e fushatës si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale.

“Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin”, ishte një prej premtimeve, pas kritikave ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilësuar si kriminelë. Trump ka deklaruar se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën, dhe ka paralajmëruar votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore.

Një sondazh i disa orëve para fjalimit tregon se elektorati republikan anon ende nga ish-presidenti, i cili ka 62 për qind  të konsensusit kundrejt 20 për qind të rivalit direkt, guvernatorit të Floridës Ron De Santis./A2news

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka…