Trumpi nuk deklarohet pas sulmeve nga Irani
08 janar 2020
| 02:58
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të mos deklarohet publikisht pas sulmeve që Irani bëri në bazat e Amerikës në Irak.
Siç raporton “CNN”, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë konfirmuar se Trumpi nuk do të flasë pas këtyre sulmeve, ndërsa tashmë është bërë e ditur se zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper dhe zëvendëspresidenti Mike Pence janë larguar nga një takim që kishin në Shtëpinë e Bardhë.