‘Trumpi nuk dëmtohet’, fushata e ish-presidentit mblodhi 141 milionë dollarë në maj

04 qershor 2024 | 15:39

Dënimi i ish-presidentit Donald Trump nga gjykata ka rritur mbështetjen financiare në garën e tij për Shtëpinë e Bardhë.

Në muajin maj, republikanët mblodhën 141 milionë dollarë donacione nga mbështetësit, gati dyfishi i bilancit të një muaji më parë. Donatorët dhanë mesatarisht 70 27 dollarë secili.

53 milionë dollarë u mblodhën vetëm në 24 orët kur juria e gjykatës së Nju-Jorkut shpalli ish-presidentin Trump fajtor për falsifikimin e bilanceve të biznesit të tij për të paguar një aktore para fushatës së vitit 2016, që të mos tregonte lidhjen e tyre intime të dikurshme.

Trumpi e ka mohuar akuzën.

Në një deklaratë për shtyp, Komiteti i Partisë Republikane, ka deklaruar se rritja e donacioneve tregon se publiku amerikan e ka kuptuar “gjyqin maskaradë të Bidenit”.

Në muajt e fundit, ekipi i presidentit Joe Biden ka mbledhur më shumë fonde nga simpatizuesit e demokratëve, por në prill Trumpi e ka kaluar për herë të parë me 76 milionë dollarë.

Zgjedhjet presidenciale në ShBA do mbahen më 5 nëntor. Sondazhet tregojnë se presidenti aktual Biden ka një avantazh prej 2 pikë përqindje ndaj rivalit Trump, rezultat që është brenda marzhit të gabimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën…