Trumpi nuk do ta kundërshtojë vendimin për bastisjen e shtëpisë së tij në Florida
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta kundërshtojë lëshimin e urdhrit që lejoi agjentët e FBI-së ta kontrollojnë shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.
Në një deklaratë, Trumpi tha se ai po inkurajonte “lejimin e menjëhershëm” të tij – por përsëriti pretendimet se kërkimi ishte i panevojshëm dhe i motivuar politikisht.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka bërë një kërkesë të rrallë një gjykate të Floridës për të liruar urdhrin.
Nëse jepet, kjo do të thotë se dokumentet janë vënë në dispozicion të publikut, raporton BBC.
Dhe mund të konfirmojë arsyen e kontrollit të së hënës në shtëpinë e Trumpit në Florida – diçka që kurrë departamenti i drejtësisë nuk e ka bërë deri më tani.
Kërkimi i FBI-së besohet të jetë i lidhur me një hetim nëse ish-presidenti hoqi të dhënat e klasifikuara dhe materialet e ndjeshme nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas “Washington Post”, duke cituar burime anonime, dokumentet në lidhje me armët bërthamore ishin ndër sendet që agjentët e FBI-së po kërkonin në Mar-a-Lago.
Burimet nuk i thanë gazetës nëse informacioni përfshinte armë amerikane apo të ndonjë kombi tjetër.
Trump kishte një afat kohor deri në ora 15:00, të premten për të kundërshtuar vendimin – por nuk është e qartë se çfarë do të thotë deklarata e tij tani kur dokumentet mund të publikohen.
“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj lëshimin e dokumenteve që lidhen me bastisjen dhe thyerjen joamerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, por po shkoj një hap më tej duke kërkuar menjëherë, publikimin e atyre dokumenteve”, thuhet në deklaratë.
Agjentët e FBI-së gjatë bastisjes në Mar-a-Lago kishin kërkuar që kamerat të fiken, por ekipi i Trumpit refuzoi të pajtohej, sipas “CBS News”.