Trumpi padit mediumin amerikan, kërkon 475 milionë dollarë dëmshpërblim

04 tetor 2022 | 11:49

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje kundër “CNN”-it, duke kërkuar 475 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në padinë e ngritur në gjykatën federale në Florida, Trumpi pretendon se rrjeti amerikan i lajmeve ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij, sepse ka frikë se ai do të kandidojë për president në 2024.

“CNN”-i është përpjekur të njollosë Trumpin “me një seri etiketimesh gjithnjë e më të ashpra, të rreme dhe shpifëse, duke përfshirë “racist”, “kryengritës” dhe së fundmi “Hitler”, sipas avokatëve të ish-presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 5 dhe 6 tetor do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare.…