Trumpi paralajmëron Iranin: Amerika ka fuqinë ushtarake më të fortë në botë

08 janar 2020 | 18:01

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, gjatë një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, ka paralajmëruar Iranin të heqë dorë nga sulmet terroriste, duke i kujtuar edhe njëherë se Amerika ka fuqinë ushtarake më të fortë në botë.

Në fjalën e tij, pas sulmit të Iranit ndaj dy bazave ushtarake amerikane, Trump ka kujtuar se si forcat e ushtrisë së ShBA-së shkatërruan 100 për qind ISIS-in dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat.

“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira. Ne shkatërruam 100% të ISIS-it, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS-it janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS-it është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritete”, ka thënë Trump, duke theksuar se ShBA-të janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Iranit, Ali Khamenei, e ka quajtur Shqipërinë një…