Trumpi paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

24 dhjetor 2019 | 16:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se ai dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni të nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë.

“Ne do të kemi një ceremoni të nënshkrimit. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, deklaroi Trump.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë. Më 13 dhjetor të dyja vendet u pajtuam për zbatimin e një faze të parë të marrëveshjes tregtare. Ato pezulluan tarifat ndaj njëra tjetrës në vlerë prej miliarda dollarësh.

Zyrtarët amerikanë thanë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat. Në anën tjetër, zyrtarët kinezë thanë se “marrëveshja do të sigurojë mbrojtje më të madhe për kompanitë e huaja në Kinë, si dhe për kompanitë kineze në SHBA”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…