Trumpi për dialogun Kosovë – Serbi: Marrëveshjet e nënshkruara nga administrata ime janë historike

11 nëntor 2021 | 17:50

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, e ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë.

Trumpi ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik.

Presidenti i 45-të i ShBA-së ka thënë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, është thënë në deklaratën e Trumpit, e cila është publikuar nga drejtori për komunikim, Taylor Budowich.

Sipas kësaj deklarate,  Donald Trump ka thënë se Richard Grenell e ka vizituar kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se normalizimi mes të dy vendeve është i mundur, por sipas tij kjo kërkon përpjekje të sinqertë.

“Sot, i dërguari im ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, ka thënë Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…