Trumpi për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Është vërtet historike

04 shtator 2020 | 19:07

Presidenti amerikan Donald Trump marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka cilësuar pakt historik dhe që do të sjellë zhvillim ekonomik për të dy vendet.

“Është vërtet historike”, ka thënë Trump, teksa qëndronte përkrah dy udhëheqësve, atij të Kosovës dhe Serbisë.

“Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash”, ka thënë Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi do të vazhdojë që të mbrojë ngjyrat e…