Trumpi po përdorë hidroksiklorokinë që disa javë

19 maj 2020 | 08:12

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mënyrë të përhershme, madje edhe se do ta tërheqë vendin e vet nga ky institucion për shkak të, sipas tij, dështimit të menaxhimit të pandemisë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e publikoi një letër me një listë të dështimeve të organizatës, duke i vënë në pah publikimet e të gjeturave kineze rreth natyrës së virusit nga ana e OBSh-së, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Ky veprim i presidentit erdhi vetëm disa orë pasi ai tha para gazetarëve se është duke përdorur hidroksiklorokinë qe disa javë, pavarësisht prej paralajmërimeve nga administrata e tij se kjo substancë është e rrezikshme. “Mendoj se është e mirë, kam dëgjuar shumë tregime të mira. Unë e marr nga një pilulë çdo ditë”, tha ai.

Para publikimit të letrës së Trumpit, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom, pranoi se ka pasur mangësi gjatë menaxhimit të situatës dhe tha, gjatë asamblesë virtuale, se i pret thirrjet për një vlerësim të pavarur.

“Unë do të nis një vlerësim të pavarur në momentin më të hershëm për ta vlerësuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra dhe për të bërë rekomandime për ta përmirësuar reagimin kombëtar dhe global kundër pandemive”, tha Adhanom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
77 vjeçi nga Stublla e Epërme është i pari shqiptar…