Trumpi pret thirrje nga Irani
12 korrik 2018
| 19:03
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai pret në të ardhmen të pranojë thirrje nga zyrtarët iranianë, të cilët do të kenë ofertë për të lehtësuar shqetësimet e sigurisë që ka Uashingtoni.
Duke folur në një konferencë për media gjatë samitit të NATO-s në Bruksel më 12 korrik, Trump ka thënë se Teherani është duke trajtuar tani SHBA-në, “me më shumë respekt sesa në të kaluarën”.
“E di se ata janë duke u përballur me shumë probleme dhe se ekonomia e tyre është duke falimentuar. Në të ardhmen ata do të më thërrasim mua dhe do të thonë ‘Le të arrijmë një marrëveshje’. Ata janë duke u përballur me shumë probleme tani”, është shprehur Trump.