Trumpi pret tre amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut
10 maj 2018
| 11:29
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka pritur tre të burgosurit amerikanë, që janë liruar nga Koreja e Veriut.
Trumpi ka thënë se “është një natë e veçantë për këta njerëz vërtet të mirë”, pasi ata arritën në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit.
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se lirimi i treshes është një gjest i vullnetit të mirë, përpara takimit të planifikuar midis Trumpit dhe udhëheqësit verikoreanë, Kim Jong-un.
Trumpi ka thënë se vendi i takimit do të shpallet “brenda tre ditësh”.
Donald Trump dhe Kim Jong Un kanë shkëmbyer deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit në të kaluarën, për shkak të programit bërthamor të Koresë Veriore.