![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/trump-2.jpg)
Trumpi prezanton sot planin për paqe në Lindjen e Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar atë.
Trump ka deklaruar të hënën, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington, se plani i tij ka shumë kuptim për secilin.
“Palestinezët me siguri se nuk do ta duan fillimisht. Por, në fund do ta duan. Është shumë i mirë për ta”, ka deklaruar Trump.
Kryeministri palestinez, Muhammad Shtayyeh, e ka cilësuar planin e presidenti amerikan si komplot për të likuiduar çështjen palestineze.
Udhëheqësit palestinezë ka vlerësuar se ata nuk janë ftuar në Uashington për prezantimin e “projektit të fshehtë të paqes” të presidentit Trump.
Ata druajnë se me këtë plan, SHBA-ja do ta njohë Bregun Perëndimor, të cilin ata e duan për shtetin e tyre të ardhshëm, si pjesë të Izraelit.
Bregu Perëndimor është pushtuar nga Izraeli në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.