Trumpi: Prodhuesit e OPEC-ut duhet të ulin çmimet e naftës
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lidhur mbështetjen amerikane për vendet e Lindjes së Mesme me çmimin e naftës, teksa i ka bërë sërish thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të ulë çmimet, transmeton “Reuters”.
“Ne mbrojmë shtetet në Lindje të Mesme, të cilat nuk do të ishin të sigurta për kohë të gjatë pa ne dhe ato vazhdojnë të shtyjnë përpara çmime të larta e më të larta! Ne do ta kujtojmë këtë. Monopoli i OPEC-ut duhet të ulë çmimet”, ka shkuar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”.
Trumpi i ka bërë thirrje Arabisë Saudite, prodhuesit më të madh në kuadër të OPEC-ut, që të rrisë prodhimin, duke thënë se kjo gjë do t’i ndihmonte Shteteve të Bashkuara të ulin çmimin e karburanteve, pasi Uashingtoni është duke i ndihmuar Riadit në përballjen e tij me Iranin.
Arabia Saudite është e shqetësuar se çdo rritje e çmimit të naftës, që lidhet me sanksione, do të rezultojë me kritika nga ana e Trumpit.
Në një vizitë në Moskë këtë muaj, Sekretari amerikan për Energji, Rick Perry, ka thënë se Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të rrisin prodhimin global së bashku në 18 muajt e ardhshëm, për të kompensuar furnizimet në rënie me naftë nga Irani.