Trumpi propozon ndryshime të ligjit për armët
01 mars 2018
| 12:21
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka thënë një grupi të ligjvënësve që të mos frikësohen shumë nga lobi i fuqishëm i Shoqatës Kombëtare të Pushkëve.
Ndryshe nga qëndrimi i partisë së tij për kontrollin e armëve, Trump u bëri thirrje ligjvënësve që të dalin me një projektligj të ri për armët.
Ai ka sugjeruar rritjen e kontrollit për blerësit e armëve dhe rritjen e moshës ligjore për të blerë pushkë nga 18 vjeç sa është tani, në 21.
Presidenti Trump ka pohuar se policisë duhet t’i lejohet të konfiskojë armët nga personat që i konsideron të rrezikshëm, pa urdhër të gjykatës.